Mançevski: ASHMAA u rreshtua në mbrojtje të lajmeve të rrejshme

Ministri për Shoqëri informatike Damjan Mançevski në profilin e tij në Fejsbuk ka shkruar se Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audivizuele (ASHMAA) ka vendosur të rreshtohet në mbrojtje të lajmeve të rreme dhe portaleve fantome.

Marketing

“Sipas cilave standarde Infomaks është media? Nuk ka adresë, nuk ka impresum, nuk dihet pronësia…Shembull klasik i burimit të lajmeve të rrejshme. Në portalin ka reklamë- link të operatorit celular bullgar Telenor. Teksti është në gjuhën ruse. Kaos. Gabim teknik ose dikush paguan për reklamë të këtillë? Pyetjen e drejtoj edhe deri te organizatat mediatike që ftuan që politikanët të mos reagojnë me shembuj të tillë klasik të lajmeve të rrejshme. Atëherë pyes se kush. Kur do ta shohim përfundimisht atë vetërregullim? Edhe ASHMAA vendosi të rreshtohet në mbrojtje të lajmeve të rrejshme dhe portaleve fantome. Edhe krahas asaj se gjithë kohën ASHMAA thekson se nuk mund të ushtrojë asnjë mbikëqyrje mbi portalet. E di se një pjesë e komenteve të postimit do të jenë pse nuk ndërmarrim diçka. Përgjigja është se punojmë konform ligjit dhe se menjëherë do të intepretohet si presion. Jam i vetëdijshëm se për shumë kë nuk është ajo që duhet ta dëgjojnë, por ajo është e vërteta. Ndërsa për të vërtetën dhe standardet në media…? Ende besoj se vetrregullimi do të jep rezultate”, thekson Mançevski.

Agjencia për Media dhe Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audivizuele (ASHMAA) sot përmes një kumtese ka ftuar politikanët të përmbahen nga paditë ndaj mediave dhe të mos e rrezikojnë lirinë e shprehjes. Paralajmërimet për padi, theksojnë ata paraqesin presion direkt mbi punën e mediave veçmas kur raportojnë për tema të shkallës së lartë me interes publik, thonë nga ASHMAA.

Marketing