Mançevski: Maqedonia e gatshme të jetë nikoqir i Akademisë rajonale të sigurisë kibernetike

Formimi i akademisë së re rajonale për kiber siguri me seli në Shkup, propozoi ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski, gjatë sesionit kushtuar fillimit zyrtar të Axhendës digjitale për Ballkanin perëndimor në Kuvendin digjital 2018, që sot dhe nesër mbahet në Sofje.

Marketing

“Kjo është diçka që e kemi biseduar dhe mund t’i rrisë kapacitetet e ekspertëve nga të gjitha institucionet, ekonomitë dhe qeveritë me qëllim që të punojnë shumë më tepër në fushën e kiber sigurisë”, deklaroi Mançevski.
Theksoi se kjo mund të përgjigjet në problemin me fluksin e ekspertëve drejt sektorit privat, përmes trajnim programeve të përhershme dhe mbajtjes së ekspertëve të me arsim të lartë në administratë.

Mençevski pas sesionit realizoi takim me eurokomisaren për ekonomi digjitale dhe shoqërim, Maria Gabriel, e cila ka shprehur mbështetje të plotë ndaj idesë për formim të akademisë rajonale për kiber siguri.

Në takime është biseduar edhe për projekte në kuadër të Axhendës digjitale për Ballkanin Perëndimor dhe për procesin për formimin e Koalicionit digjital.

Mançevski në fjalimin e tij në Asamblesë digjitale 2018, theksoi se digjitalizimi, sidomos me teknologjinë 5G, do ta ndryshojë mënyrën në të cilën jetojmë, ndoshta edhe më shumë se energjia dhe për këtë shkak duhet të përgatitemi dhe ta mbulojmë çdo qytetar me internet të shpejtë me shtrirje të gjerë.

Theksoi se Maqedonia së shpejti do ta miratojë strategjinë e re për internet me shtrirje të gjerë, ndërsa strategjia për kiber siguri do të miratohet para samitit në Londër, ndërsa më vonë nga tetori do të miratohet edhe IKT strategjia e re afatgjate.

Lidhur me kiber sigurinë, Mençevski theksoi se tashmë është përpunuar model për vlerësim të gjendjes dhe sistemit në lidhje me kiber sigurinë dhe se është formuar grup punues për përpunim të strategjisë dhe planit aksional për kiber siguri.

Marketing