Manchester City konkretizon ofertën për Lionel Messin. Dhe nuk është diçka për tu nënvlerësuar.
4 vjet me një pagë prej 495 milionë eurosh.
Sipas ofertës, zbuluar nga mediat ndërkombëtare, ylli i Barcelonës mund të luajë dy vitet e fundit të kontratës me New York City në MLS, një tjetër klub në pronësi të sheikëve të Manchester City-t, raporton Ora News.
Më herët, klubi anglez i kishte ofruar 6 herë fituesit të “Topit të Artë” një kontratë 5-vjeçare, ndërsa nuk duhet harruar se në garë për shërbimet e tij është edhe PSG.