Manchester City e ngrit në “qiell” trofeun e kampionit në Premierligë

Manchester City ka shënuar fitore në derbin e javës kundër Chelseat, në kuadër të javës së 37-të në Premierligë.

Marketing

“Qytetarët”, si kampion të këtij edicioni, mposhtën 1:0 Chelsean në stadiumin Etihad, shkruan lajmi.net.

Julian Alvarez ishte autori i kësaj fitoreje i cili shënoi golin e vetëm. Sulmuesi argjentinas realizoi në minutën e 12-të, falë edhe asistimit nga Palmer.

Ndonëse një ditë më parë siguruan titullin e radhës në Premierligë, lojtarët dhe tifozët e Manchester Cityt festuan sot suksesin.

Tifozët e Manchester Cityt që ishin të pranishëm në shkallët e stadiumit, me t’u mbyllur takimi vërshuan në fushën e blertë për të festuar titullin e më të mirit.

Futbollistët vendas u larguan drejt dhomave të zhveshjes për t’u rikthyer më pas ta ngritin lart trofeun e çmuar.

City ka 88 pikë në vendin e parë. Chelsea renditet i 12-ti me 43 pikë gjithsej.