Manchester City përmbys Atletico Madridin dhe fiton 3:1 në Seul (VIDEO)
Manchester City ka shënuar fitore 3:1 ndaj Atletico Madridit në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Seul të Koresë së Jugut.
Para më shumë se 66 mijë shikuesve, Atletico kaloi i pari në epërsi në minutën e 43-të me golin e Dominguez.
Megjithatë, në pjesën e dytë Manchester City përmbysi rezultatin. Marmoush realizoi dy gola të shpejtë në minutat 57 dhe 59, ndërsa në minutën e 90-të Rayan Ait-Nouri vulosi fitoren 3:1.
Para fillimit të sezonit të ri në Premier League, Manchester City do të zhvillojë edhe një ndeshje miqësore ndaj Arsenalit, ndërsa Atletico Madrid do të përballet me Olympique Marseille.
That assist 🤯
Semenyo tees up Marmoush to level the scores in Seoul! ✨ pic.twitter.com/mrGDxDBhHz
— Manchester City (@ManCity) August 9, 2026
