Manchester City përmbys Leicesterin, merr tri pikë në ‘Etihad Stadium’

Manchester City ka regjistruar një paraqitje spektakolare kundër Leicester City.Skuadra e udhëhequr nga Pep Guardiola ka arritur që të shënojë fitore me rezultatin 3:1, shkruan lajmi.net.

Marketing

Fillimisht, kampionët e Premierligës ishin në disavantazh, pas një super goli të shënuar nga Jamie Vardy, në minutën e 22’.

Goli i barazimit nga Manchester City erdhi pas vetëm tetë minutave, kur golin gjeti Ryiad Mahrez.

Dy minuta para fundit të pjesës së parë, Ilaky Gundogan u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke përmbysur Leicester për epërsinë e parë të City.

Gabriel Jesus u përkujdes për rezultatin final të takimit, kur shënoi në minutën e 69’, pas asistimit të Kevin de Bruyne.

City tashmë numëron 38 pikë, për pozitën e tretë, një më pak sesa Leicester dhe 11 më pak sesa Liverpool që mban kreun e tabelës.