Futbollisti spanjoll ka kontratë me “Djajtë e Kuq” deri në fund të stinorit. Manchester United po bënë përpjekje për të bindur mesfushorin Juan Mata për të rinovuar kontratën. Drejtuesit e “Djajve të Kuq” i kanë ofruar spanjollit rinovimin e kontratës edhe për një tjetër sezon me opsion rinovimi për një sezon të dytë.
Sipas medieve angleze, kjo është oferta e fundit që klubi bën në drejtim të Matas, i cili prej kohësh është në dilemë nëse do të qëndrojë apo jo në “Old Trafford” pas përfundimit të këtij sezoni, kur edhe i mbaron kontrata.
Për Matën ka shprehur interes Barcelona, që i kërkon mesfushorit të pranojë një ulje të pagës në mënyrë që të transferohet në Camp Nou.