Manchester United mposht Liverpoolin në derbin e madh anglez

Skuadra e Manchester United ka fituar ndaj Liverpoolit në xhiron e tretë të Premierligës.Manchester United ka mposhtur Liverpoolin me rezultatin 2:1, për të arkëtuar pikët e para në Premierligë këtë edicion, shkruan GazetaBlic Sport.
Pjesa e parë e duelit u mbyll me rezultatin 1:0, me golin që e shënoi Jadon Sancho pas 16 minutave lojë.
Në pjesën e dytë, Manchester United e nisi sërish më mirë dhe gjeti golin e Rashford, i cili realizoi pas 54 minutave.
Në fundin e takimit, Salah gjeti golin e nderit për Liverpoolin.Pas tre javësh, Manchester United ka tre pikë, kurse Liverpool vetëm dy në renditjen tabelare.

Marketing