Manchester United humbi finalen e Europa League duke kurorëzuar tashmë atë që cilësohet si sezoni më i dështuar në historinë e këtij klubi. Dhe reagimi i drejtuesve ka qenë i paprecedent.
Sipas asaj që raporton “The Sun”, klubi ka vendosur që çdo lojtar të nxirret në shitje, duke pranuar oferta për cilindo prej tyre. Një vendim që ka ardhur si pasojë e dështimit në aspektin sportiv, por edhe atë financiar.
Vlera e klubit ka rënë ndjeshëm falë këtij sezoni të fundit dhe një vit pa pjesëmarrjen në kompeticionet europiane dëmton edhe më shumë arkat e ”djajve të kuq”. Kësisoj, drejtuesit kanë vendosur që të nxjerrin në shitje çdo lojtar, duke nisur praktikisht çdo gjë nga e para për ndërtimin e skuadrës.
Një vendim që duket se ka qarkulluar edhe më parë mes skuadrës angleze, pasi menjëherë pas sfidës së humbur këtë të mërkurë, si trajneri Amorim, ashtu edhe kapiteni Bruno Fernandes, deklaruan se ishin gati të largoheshin nëse ua kërkonte klubi.
Emra të tjerë të njohur që cilësohen në shitje janë edhe Casemiro, Kobie Mainoo, Ljuk Shou, Harry Maguire, Andre Onana apo Alehandro Garnaço.