Skuadra e Manchester Unitedit ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme në kampionat, shkruan Gazeta inFokus.
‘Djajtë e Kuq’ kanë triumfuar në udhëtim te Leedsi me rezultat 4-2, në duelin e vlefshëm për xhiron e 26-të në Premierligë.
Golat për mysafirët i shënuan Harry Maguire (34’), Bruno Fernandes (45+5), Fred (70’) dhe Elangas (88’).
Kurse golat për vendasit i realizuan Rodrigoi (53) dhe Raphinha (54’).
Pas kësaj fitoreje, Manchester Unitedi e ka përforcuar pozitën e katërt në tabelë me 46 pikë, kurse Leedsi mbetet i 15-ti me 23 sosh.