Manchester Unitedi i ka ofruar 103 milionë euro në drejtim të Napolit për mbrojtësin Kalidou Koulibaly, mirëpo klubi italian e ka refuzuar ofertën menjëherë.
Sipas Corriere dello Sport oferta është refuzuar menjëherë nga Aurelio De Laurentiis, gjë që e ka irrituar trajnerin e Unitedit Jose Mourinho, transmeton Gazeta Express.
“Nuk ke shanse në tregun e transferimeve, përveç nëse paguan numrat e çmendur ose nëse shkon tek lojtarët që i quajnë niveli i dytë dhe ende duhet të paguash numra të çmendur”, ka thënë Mourinho.
Manchester Unitedi tash e sa kohë është në kërkim të një qendërmbrojtësi, pasi në afatin kalimtar të verës nuk arriti të transferojë një të tillë, mbetet të shihet nëse do ta blejë një në afatin e janarit.