Manchester Unitedi ‘shpartallon’ Leeds, i afrohet kreut

Manchester Unitedi ka shënuar fitore me rezultat të thellë 6 – 2 kundër Leeds United.

Marketing

Për tre minuta, Scott McTominay realizojë dy herë për t’i kaluar vendasit në epërsi të dyfishtë (2′, 3′).

Bruno Fernandes trefishojë shifrat (20′), kurse golin e katërt dhe i fundit për pjesën e parë për “Djajtë e Kuq” e realizojë Lindelof (37′).

Mysafirët shënuan përmes Cooper me shpresën për një përmbysje gjatë 45-minutëshit të dytë (42′).

Mirëpo, Unitedi ishte më i mirë edhe në pjesën e dytë. Ishte Daniel James që shënojë golin e pestë për vendasit (66′) dhe pas katër minutave Fernandes shënoi golin e dytë personal dhe të gjashtin për skuadrën (70′).

Në minutat në vazhdim, Dallas shënojë për mysafirët (73′), rezultat me të cilin përfundoi ndeshja.

Me këtë fitore, Manchester Unitedi ngritët në pozitën e tretë me 26 pikë, derisa Leeds qëndrojnë në vendin e 14-të me 17 sosh.