Manchesteri stoliset me ngjyrë të kuqe, United triumfon në derbin ndaj Cityt

Manchester United e ka vazhduar formën e jashtëzakonshme që po kalon.
Djajtë e Kuq kanë mposhtur Manchester Cityn në ‘Old Trafford’ me rezultat 2:0.

Marketing

Anthony Martial (30’) realizoi golin e parë të kësaj sfide, duke u bërë lojtari i parë që pas Cristiano Ronaldos që realizon në dy ndeshje në një edicion ndaj Cityt.
Në vazhdim, Qytetarët shtuan presionin por nuk gjetën dot golin e barazimit.

Scott Tominay (90+5′) shënoi një super gol në fund e ndeshjes, për rezultatin përfundimtar 2:0.

Kjo ishte hera e parë që pas edicionit 2008/09, që United fiton dy herë brenda një sezoni derbin e Manchesterit.
Man Utd rrit shpresat për kualifikim në Ligën e Kampionëve, duke zënë vendin e pestë me 45 pikë – teksa City gjendet solid në pozitën e dytë me 57 pikë.