Mandzukic fillon punën si trajner tek Kroacia

Kombëtarja e Kroacisë ka njoftuar se ish-sulmuesi i Juventusit dhe Milanit, Mario Mandzukic, do ta fillojë karrierën e tij si trajner duke punuar nën drejtimin e Zlatko Dalic në ekipin kombëtar.

Marketing

Mandzukic, i cili doli në pension pas një periudhe gjashtëmujore në Milano në fund të 2020-2021, është emëruar si ndihmësi i ri i Dalic në Kroaci.

35-vjeçari ka zhvilluar 89 paraqitje me ekipin kombëtar, duke shënuar 33 gola. Ai ndihmoi Kroacinë në finalen e Kupës së Botës në vitin 2018, kur përfunduan nënkampion pas Francës në Rusi.

Mandzukic kaloi pesë vjet në Juventus midis 2015 dhe 2020, përpara se të transferohej në Katar dhe Al-Duhail, shkruan footballitalia.

Ish-sulmuesi i Bayern Munich dhe Atletico Madrid shënoi 44 gola në 162 paraqitje me Bianconerët.

Ai mbërriti në Milano në janar 2021, por ishte me lëndime gjatë kohës së tij me kuqezinjtë dhe luajti vetëm 11 ndeshje.