Anësori i Liverpool, Sadio Mane, ka këmbëngulur se është i lumtur në ‘Anfield’, por e pranon se është kënaqësi për të që një klub si Real Madridi interesohet për shërbimet e tij.
27-vjeçari është njëri nga objektivat e trajnerit Zinedine Zidane, i cili po mendon të bëj një revolucion të madh tek klubi i bardhë.
Gjithsesi, ylli senegalez është i përqënderuar në finalen e Ligës së Kampionëve që ekipi i tij aktual e zhvillon ndaj Tottenham të shtunën, përcjell lajmi.net.
“Kjo [spekulimet] është gjithmonë pjesë e futbollit, kështu që ne duhet të përballemi me këtë. Por, për mua gjëja më e rëndësishme është Liverpooli dhe unë jam i lumtur këtu”,.
“Është gjithmonë kënaqësi që një skuadër e tillë [Reali] interesohet për ty, por mos e harroni Liverpoolin. Liverpooli i mposht skuadrat e mëdha”.
“Unë po përgatitem për ndeshjen më të madhe për klubin, për tifozët, por edhe për futbollistët. Kështu që le të fokusohemi te kjo ndeshje së pari dhe ta fitojmë atë”, deklaroi Sadio Mane, i cili së fundmi rinovoi kontratën me ‘Të Kuqtë’ deri në vitin 2023.