Mane kërkon largimin nga Liverpool, mësohet ekipi i ri

Sadio Mane pritet të largohet pas gjashtë vitesh nga Liverpool. Humbja e finales së djeshme kundër Real Madrid në Champions nuk ka qenë lajmi i vetëm i keq për The Reds, teksa senegalezi ka kërkuar largimin.

Marketing

Është eksperti i merkatos, Fabrizio Romano që tregon se Mane ka vendosur largimin, ndërsa Bayern Munich është pas tij.

“Sadio Mané ka vendosur të largohet nga Liverpool këtë verë. Ai është gati për një eksperiencë të re pas shumë vitesh speciale me të kuqtë. FC Bayern është pretendent i fortë për të marrë senegalezin”, thotë Romano.