Manfred Weber porosi VMRO-DPMNE-së: Respektoni Marrëveshjen e Prespës

Shefi i Partisë Popullore Evropian Manfred Weber nëpërmjet platformës X i ka dërguar porosi partisë si motër VMRO-DPMNE-së që të respektojë Marrëveshjen e Prespës.

Marketing

“Lidershipi i VMRO-DPMNE-së duhet të respektojë plotësisht dispozitat e Marrëveshjes së Prespës dhe të përdorë vazhdimisht emrin “Maqedonia e Veriut”. Respektimi i marrëveshjeve ndërkombëtare është një parakusht bazë për ne si PPE. Përndryshe Evropa nuk mund të funksionojë dhe BE-ja nuk do ta pranojë këtë”, ka shkruar Weber.