Manifestimi/ Çfarë po ndodh para Presidencës

Manifestimi i 2 Marsit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, thirrur nga Presidenti Meta u hap me himnin e flamurit.

Marketing

Aktori, Neritan Liçaj ka hapur manifestimin e thirrur nga Presidenti i Republikës Ilir Meta në Bulevard. Ai tha se ky tubim është në mbrojtje të Kushtetutës, të lirisë dhe atdheut. Sipas tij, ky manifestim është fronti më i madh kuq e zi kundër grushtit të shtetit dhe rrëzimit të institucioneve në Shqipëri.

“Në mbrojtje të Kushtetutës, në mbrojtje të lirisë, në mbrojtje të atdheut tonë të dashur Shqipëri. Ky manifestim madhështor është fronti më i madh kuq e zi kundër grushtit të shtetit dhe rrëzimit të institucioneve në Shqipëri”, tha Liçaj duke ia lënë më pas fjalën një personaliteti të së drejtës, juristi, ish-gjyqtari i Strasburgut, Ledio Bianku.

Ky i fundit tregoi arsyet pse pranoi të vinte në Shqipëri, duke rënditur mes të tjerash se tubimi ka shumë rëndësi për mbrojtjen e Kushtetutës.

Sipas tij, debati Presidencë-mazhorancë, nxorri në pah se pa një Gjykatë Kushtetuese, nuk kemi më forcën e ligjit por ligjin e forcës. Po ashtu ai shtoi se sikundër është thënë, qëllimi i tubimit është për pushtet, por për pushtet kushtetues.

Po ashtu, ish-Ambasadori Agim Nesho, në fjalën e tij u shpreh ndër të tjera:

“Të ushtrojmë të drejtën tonë në mbrojtje të kushtetutës. Të mbrojmë demokracinë është detyra jonë”.

Ndërkaq, presidenti Meta, pritet të thotë fjalën e tij në fund të tubimit.