Dy liderët politik maqedonas ,kokë më kokë u takun një natë më parë tek Presidenti.Sado që përplasjet e tyre të duken të ashpra përsëri ata kanë një vijë të kuqe të cilën nuk e kalojnë kur vijnë në pyetje interesat e mëdha shtetërore dhe roli i tyre dominues politik në Maqedoni informon TetovaSot
Shqiptarët kanë qeverisur prej pavarësisë me të njëjtat parti LSDM dhe VMRO.Janë parti që nuk lënë askënd tjetër të futet në skenën politike maqedonase.Partitë shqiptare me kalimin e viteve shuhen sepse ato qëllim e kanë pushtetin më shumë se interesin shqiptar dhe unitetin midis tyre.
Një ide për kryeministër shqiptar tregoi qartë se sa e ashpër është politika shqiptare me njëra-tjetrën.Ajo tregoi se tek shqiptarët nuk ka një unitet politik për interesa të mëdha kombëtare .
Takimi i dy liderëve maqedonas me një maqedonas të tretë është një sinjal i keq për subjektet shqiptare të papërfillura përcjellë TetovaSot .
Por partitë maqedonase treguan edhe njëherë se dijnë të bashkohen dhe takimi tek Presidenti nxjerrë në pah shumë të pathëna tjera se cfarë është biseduar, për cfarë janë marrë vesht, për cfarë koordinimi të mundshëm partitë maqedone mund të bashkëveprojnë në të ardhmen pavarësisht kush është opozita apo pushteti i tyre.Ne e dijmë se ata janë takuar për zgjedhjet dhe u besojmë komunikatave dhe deklaratave pas takimit.Pjesën tjetër nuk do ta marrim vesht kurrë.Partitë shqiptare përmes ” pëllumbave postierë” do ta marrin vesht se cfarë është thënë pas dyerve të mbyllura të këtij takimi që bashkoi maqedonasit por tregoi edhe njëherë se shqiptarët janë bërë pikë e pesë, të përcarë si kurrë më parë dhe që në vend të unifikohen mes tyre ato janë ndarë me njëra-tjetrën me plot konflikte politiko-personale dhe që ujin gjithnjë e cojnë tek pala tjetër që i shfrytëzon ata vetëm për qëllimet e interesave maqedonase .TetovaSot