Maqedoni, 297 raste të reja me virusin korona

Në Maqedoninë e Veriut, në 24 orët e fundit janë regjistruar 297 raste të reja me virusin korona nga 1.113 teste të bëra në 24 orët e fundit. Ndërsa janë shëruar 180 pacientë.

Marketing

Nuk ka të vdekur në 24 orët e fundit, por në regjistrin e personave të vdekur të infektuar me virusin korona nga sistemi “Termini Im” janë regjistruar dy persona të vdekur nga Shkupi, të moshës 80 dhe 71 vjeçare, me datë të vdekjes 29 dhe 30 qershor të vitit 2022.

Njëri person ka vdekur në spital, ndërsa tjetri në kushte të shtëpisë.

Sipas të dhënave nga Instituti për shëndeti publik, Ministria e Shëndetësisë kumtoi se nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive (297), 69 janë riinfeksione.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Covid-19 në vendin tonë nga fillimi i epidemisë është 315.699 nga gjithsej 2.088.834 testime.

Janë shëruar 304.777 pacientë, kanë vdekur 9.331, ndërsa raste aktive ka 1.591.