Maqedoni, 40 për qind e qytetarëve kohën e lirë e kalojnë para televizorit

Qytetarët e Maqedonisë pjesën më të madhe apo një të tretën e ditës e kalojnë në gjumë. Të dhënat statistikore tregojnë se 36 për qind të kohës e kalojnë në gjumë.

Marketing

Te aktivitetet e lira bien 22 për qind e kohës, nga 10 për qind në aktivitete shtëpiake dhe punë, nëntë për qind për ushqim dhe pije, nga katër për qind për udhëtime dhe shkollim dhe një për qind në aktivitete të tjera.

Personat mbi 10 vjeç mesatarisht nga tetë orë e 44 minuta i kalojnë në gjumë gjatë ditës apo natës.
Dy orë e 25 minuta në aktivitete shtëpiake si përgatitjen e ushqimit, larjen e enëve, pastrimin e banesës, larje, hekurosje, punime dore, kopshtari, kujdes për kanakarët. Këtu bëjnë pjesë edhe aktivitete lidhur me amvisërinë siç është ndërtimi dhe riparimi, blerja dhe shërbime të ndryshme, kujdesi për fëmijë…

Dy orë e 30 minuta qytetari i Maqedonisë i harxhon në punë kryesore dhe plotësuese, duke i përfshirë edhe pauzat e shkurtra gjatë punës, udhëtimin gjatë punës, punën jashtë orarit të punës dhe udhëtimin lidhur me punën, udhëtim zyrtar, seminar dhe të tjera.

Qytetari i Maqedonisë ha dhe pi mesatarisht nga dy orë e 14 minuta, 56 minuta i kalon në higjienë personale, kujdes për shëndetin personal, marrëdhënie intime, si aktivitete të cilat bëhen falas për një anëtar të familjes, familjar, mik etj.

Të dhënat e anketës së Entit Shtetëror për Statistikë e tregojnë edhe ndarjen tradicionale të punëve midis burrave dhe grave. Burrat pjesën më të madhe të ditës e kalojnë për punë të paguar, ndërsa tek gratë, aktivitetet shtëpiake e zënë pjesën më të madhe të kohës.

Edhe kur punësohen përsëri gratë kryesojnë në aktivitetet shtëpiake me përqindje të madhe. Gratë e punësuara bëjnë pjesë me 14 për qind për dallim prej burra të punësuar të cilët bëjnë pjesë me vetëm pesë për qind në këto aktivitete.
Prej kohës të cilën gratë e kalojnë në aktivitete shtëpiake madje 37 për qind është për përgatitjen e ushqimit, ndërsa burrat në përgatitjen e ushqimit e harxhojnë 12 për qind të kohës.

Larja e enëve tek gratë bën pjesë me 16 për qind prej aktiviteteve shtëpiake, ndërsa tek burrat vetëm dy për qind.
Më pak kohë të lirë kanë personat e moshës prej 25 deri 44 vjeç, të cilët pjesën më të madhe të kohës së harxhuar e kalojnë në vendin e punës. Më shumë kohë për aktivitete të lira kanë personat e moshës mbi 65 vjeç.

Qytetarët në Maqedoni pjesën më të madhe të kohës së lirë e kalojnë para televizorit 40 për qind të kohës së lirë, më pas për pushim, përdorimin e kompjuterit, shoqërim, shëtitje dhe ecje.

Marketing