Në total 450 kandidatë janë paraqitur në 27 vendet e punës në Drejtorinë e Policisë Financiare. Më 5 korrik policia kërkoi 27 policë financiar për shkak të punës së madhe në këtë drejtori. Nga kjo drejtori paralajmërojnë testime shtesë për shkak të interesit të madh.
“Do të përgatisim testime shtesë që t’i përzgjedhim kandidatët më të mirë. Me të gjithë kandidatët e paraqitur do të ketë intervistë, kontrolle sistematike dhe vlerësime të sigurisë si dhe procedura standarde”, thuhet në njoftimin e Policisë Financiare, njofton Telegrafi Maqedoni.
Drejtoria është e obliguar që në afat prej tre muajsh të përfundojë të gjithë procedurat dhe t’i përzgjedh kandidatët e rinj. Ata presin që e gjithë procedura të përfundojë gjatë muajit shtator.
Drejtori i drejtorisë, Arafat Muaremi, pa shpalljes së konkursit më 5 korrik sqaroi se punësimet e reja janë për shkak të rritjes së kompetencave dhe në pajtim me rekomandimet e BE-së.