Qytetarët e Maqedonisë nuk kanë shumë dallim nga ata të vendeve të rajonit, sa i përket pushimeve verore dhe udhëtimeve turistike.
Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Enti Shtetëror për Statistika, qytetarët e Maqedonisë harxhojnë 20 euro në ditë për pushime, i cili mesatarisht zgjatë 11 ditë. Ndërsa interesante është se 75 për qind e qytetarëve të Maqedonisë nuk kanë qenë në pushime, kurse prej 25 për qind e atyre që shkojnë në pushime, shumica udhëtojnë jashtë vendit (60 për qind).
Më shumë se qytetarët e Maqedonisë për udhëtime turistike harxhojnë grekët (316 euro) dhe kroatët (224 euro), ndërsa më pak sllovenët (213 euro) dhe bullgarët (157 euro), përcjell Telegrafi Maqedoni. Evropianët për udhëtime turistike gjithsej harxhojnë 428 miliardë euro, ndërsa të parët janë gjermanët me 120 miliardë, francezët me 71 dhe britanezët me 61 milioardë euro.
Ndërsa më shumë para për kokë banori harxhojnë qytetarët e Luksemburgut, Maltës dhe Austrisë, tregojnë të dhënat e Eurostat.
Më pak para nga buxheti familjarë ndajnë lituanezët, vetëm 107 euro, më pas romët 125 dhe qytetarët e Çekisë 129 euro.