Maqedoni, 95.491 të papunë në korrik, 5.000 vende të lira pune

Sipas të dhënave të Byrosë për punësim, numri i personave të papunë në muajin korrik 2018 ishte 95.421.

Marketing

Prej tyre 15.836 të papunë janë regjistruar vetëm në Shkup, ndjekur nga Tetova me 11.469. Nga të dhënat del se më të kërkuarit kanë qenë mirëmbajtësit e higjienës të hapësirave banesore dhe afariste ku ka pasur vende pune për 1.363 persona, ka pasur konkurse edhe për punësimin e 366 shitësve, 220 rrobaqepësve, 193 kameriereve, 192 taksistëve etj.

Aktualisht ofrohen mbi 5.000 vende të lira pune. Punëdhënësit ofrojnë punë për 99 programues, 92 kuzhinierë, 90 punëtorë magazine, 77 nëpunës administrativë, 77 banakierë, 73 arkëtarë, 58 shoferë të kamionëve, 57 bravandreqës, 51 drejtues të makinës për paketim, 46 furrtarë, 44 administratorë, 44 drejtues të makinës për bulmete, 40 punëtorë për ndërtime të larta, 38 shpërndarës për shitje me pakicë, 37 punëtorë ndërtimi dhe 35 asistentë-kuzhinierë.

Megjithë se ka ofertë për pjesën më të madhe të të rinjve të cilët janë të gatshëm për punë, qytetarët janë të mendimit se të rinjtë nuk duan të punojnë.

“Punë ka plotë për të rinjtë por nuk punojnë. Të rinjtë nuk duan të punojnë, zanatin se duan, ja psh unë jam zanatçinj por të rinjtë nuk e duan, ja ne kërkojmë punëtor dhe nuk vijnë askush. Nuk duhet të shkojmë jashtë vendit, të rinjtë tanë mendojnë se jashtë vendit parat do ti gjejnë duke ndenjur në rrugë, por jo pa punë s’ka para”…

“Unë kam vajzën e e cila tani sapo diplomuar dhe e di që punë ka dhe i thërrasin, por duhet të dini se shumica e të rinjve i zgjedhin punët nuk pranojnë çfarëdo pune që iu ofrohet. Të rinjtë duhet të kuptojnë se askush nuk të jep në fillim rrogë prej 1000euro”, thanë qytetarët.

Megjithëse ka numrin më të madh të të papunëve, Shkup ka edhe numrin më të madh të ofertës. Punëdhënësit në Shkup aktualisht ofrojnë 3.516 vende pune, pason Vinica me 511, Koçani me 142, Kumanova me 113, Manastiri me 107, Strumica me 107, Tetova 95. Për nga arsimi, të papunë të regjistruar pa arsim janë 41.628 persona , me arsim jo të plotë të mesëm -13.240, me arsim të mesëm janë 26.584. Të papunë me fakultet të kryer janë 11.495, 909 magjistra dhe 33 doktorë të shkencave. TVM2

Marketing