Ballina Sport Maqedoni e Veriut – Slloveni drejtohet nga gjyqtarët kosovarë

Maqedoni e Veriut – Slloveni drejtohet nga gjyqtarët kosovarë

Pak ditë pasi një katërshe e gjyqtarëve tanë e ndau drejtësinë në ndeshjen miqësore të kombëtareve A, Turqi – Azerbajxhan, një tjetër treshe e gjyqtarëve kosovarë është deleguar nga UEFA për ndeshjen miqësore Maqedoni e Veriut – Slloveni.

Marketing

Kjo ndeshje do të zhvillohet të martën (më 1 qershor) në stadiumin “National Arena Todor Proeski” në Shkup, derisa do të drejtohet nga gjyqtari Besfort Kasumi, të cilit do t’i asistojnë Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa, teksa gjyqtar i katërt do të jetë Igor Stojvevski nga Maqedonia e Veriut.

Delegimi i gjyqtarëve kosovarë nga UEFA vërteton punën e mirë të Komisionit të Gjyqtarëve dhe progresin e bërë në vitet e fundit, por edhe besueshmërinë që ka UEFA tek gjyqtarët tanë.

Exit mobile version