Fakulteti i Veterinarisë në Shkup konfirmoi rezultatin pozitiv të antraksit dhe informoi se janë marrë të gjitha masat e nevojshme parandaluese dhe janë ndjekur protokollet më të përparuara të sigurisë.
Në përputhje me legjislacionin, Fakulteti njoftoi Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, Ministrinë e Shëndetësisë, Inspektoratin Shtetëror të Shëndetësor dhe Sanitar dhe Qendrën për Shëndet Publik – Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Fakulteti, në konsultim me Klinikën Universitare për Sëmundjet Infektive dhe me rekomandimin e tyre, dhe sipas protokolleve të përcaktuara për trajtim profilaktik në rast të ekspozimit të mundshëm të antraksit tek personeli të cilët kanë pasur kontakt me monstrën”, deklarojnë nga Fakulteti i Veterinarisë në Shkup.
Nga atje shtojnë se tek personeli i tyre nuk ka të prekur nga antraksi.