Gjatë 24 orëshit të kaluar në Klinikën e Fëmijëve në Shkup janë kontrolluar rreth 200 fëmijë, kryesisht të moshës nën 3 vjeçe me simptome të gripit, 12 prej të cilëve janë mbajtur në hospitalizim. Drejtuesit e kësaj Klinike thonë se frekuentimi i lartë dhe dërgimi i fëmijëve drejtpërdrejtë në Klinikë, pa mos u kontrolluar tek mjeku amë, mund të mbart me vete pasoja të tjera dhe komplikime shëndetësore tek ta. Drejtoresha e Klinikës bën thirrje që prindërit fillimisht të konsultohen me mjekun amë të fëmijëve dhe në rast se konstatohet nevoja për hospitalizim atëherë të dërgohet në Klinikë.
Jo çdo fëmijë me simptome të gripit duhet të udhëzohet për në Spital dhe jo çdo fëmijë që do kontrollohet duhet të hospitalizohet, indikacionet për hospitalizim janë komplikimet nga gripi, tek pacientët që kanë sëmundje kronike. Sjellja shumë e hershme e fëmijëve direkt në Klinikën tonë, në koridoret tona gjithsesi se tregon rrezik nga takimi me fëmijë të tjerë që kanë gjendje fibrile”-tha Natasha Najdanovska Aluloska, Drejtore e Klinikës së Fëmijëve në Shkup.
Instituti i Shëndetit Publik javën e shkuar regjistroi 1600 raste të reja me grip numër ky i cili është për 45% më i lartë krahasuar me javën e tretë të 2020-tës. Për sezonin 2019-2020 numri total i rasteve me grip ka arritur në 4.318.