Maqedoni, në izolim shtëpiak janë 40 persona, dy të sëmurët me coronavirus në gjendje të mirë shëndetësore

Maqedoni, në izolim shtëpiak janë 40 persona, dy të sëmurët me coronavirus në gjendje të mirë shëndetësore
Në izolim shtëpiak dhe nën mbikëqyrje shëndetësore në Maqedoni ndodhen rreth 40 persona, për shkak të kontaktit me dy të sëmurët me coronavirus që vinë nga Zhupa.

Marketing

Të infektuarit të cilët kanë qenë për vizitë te të afërmit e tyre në Itali, tashmë dy ditë ndodhen në Klinikën Infektive në Shkup dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore me formë të lehtë të sëmundje.

Ministri Venko Filipçe dje deklaroi se mjekët po e ndjekin gjendjen e dy të sëmurëve dhe do të ndërhyhet me nevojë nëse ka përkeqësim.

Ai njoftoi se epidemiologët kanë gjetur edhe nëntë persona tjera në rrethin ku ata jetojnë të cilët kanë qenë në kontakt të afërt me dy pacientët dhe ata ndodhen në izolim shtëpiak dhe mbikëqyrje shëndetësore.

Gjithashtu janë identifikuar të gjithë udhëtarët të cilët kanë ardhur nga Italia me dy të sëmurët me coronavirus dhe janë kontaktuar me telefon.

Sipas njoftimit të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, prej tyre 22 janë në izolim shtëpiak ndërsa tre persona kanë lëshuar vendin kurse për njërin nga udhëtarët ka qenë banor i Shqipërisë dhe autoritetet e kanë njoftuar ministrinë shqiptare të Shëndetësisë për identitetin e tij.

Shoferi i autobusit që ka vozitur dy pacientët me coronavirus, në ndërkohë përsëri ka shkuar në Itali dhe mbrëmë ka arritur në vendkalimin kufitar Tabanoc dhe i është bërë test. Rezultatet dalin negative.

Autobusi është hequr anash ndërsa pas marrjes së rezultateve nga testi, shoferi dhe udhëtarët kanë qenë në izolim disa orë në një objekt të Drejtorisë Doganore në vendkalimin kufitar. Pas marrjes së rezultatit, nga Inspektorati shëndetësor i është caktuar izolim i brendshëm.

Udhëtarët, të cilët dje kanë arritur me të, pas kontrollit me epidemiologët në vendkalim kufitar te asnjëri s’është identifikuar sëmundje dhe janë lëshuar në shtëpi. Ata nuk kanë pasur kontakt me pacient me coronavirus, por ju janë dhënë rekomandime nëse ndjejnë simptoma, që të mos shkojnë në institucione por menjëherë të paraqiten përmes telefonit.

Të gjithë personat të cilët kanë marrë vendim nga Inspektorati shëndetësor janë nën shoqërimin policor dhe mbeten në izolim shtëpiak.