16 dhe 30 marsi do të jenë ditë pune për shkollat fillore.
“Do të kompensohen orët e humbura për të hënën dhe të martën nga pushimi i 21 dhe 22 janarit, kur për shkak të ndotjes së ajrit, nxënësit patën zgjatje të pushimit”, thuhet në plotësimin e Kalendarit për organizim dhe punë të shkollave fillore që sot është publikuar në “Gazetën Zyrtare”.