Maqedoni, për 10 muaj ja sa janë shtrenjtuar çmimet e derivateve të naftës

Çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni vazhdimisht po rriten. Nga kjo javë çmimi për benzinën euro-super 95 ka arritur në 74,5 denarë për litër apo 8 denarë më shtrenjtë se që ishte në janarin e këtij viti, ndërsa dizeli ka arritur në 69 denarë për litër apo 10,5 denarë më shtrenjtë. Vitin e kaluar çmimet ishin edhe më të lira, ashtu që një litër benzinë eurosuper ishte 60,5 denarë, ndërsa dizeli 46 denarë, informon ina.

Marketing

Për të mbushur një rezervuar prej 50 litrave të makinës, në janar duhej të paguani 2.925 denarë, ndërsa sot 3.450 denarë. Apo rreth 10 euro më shumë. Edhe më lirë ka kushtuar gjatë qershorit të vitit të kaluar.

Në qershor të 2008 kishte rritje të çmimeve, ashtu që eurosuper benzina ishte 77,5 denarë për litër dhe dizeli 76 denarë. Sipas Bankës Popullore të Maqedonisë çmimet e naftës po rriten si rezultat i kërkesës së shtuar globale, tensioneve gjeostrategjike midis SHBA dhe Iranit si dhe krizës politike në Venecuelë dhe Libi.

Marketing