Maqedoni: Po shikohen metoda alternative për mbajtjen e zgjedhjeve

Kryetari i Kuvendit të shpërndarë, Talat Xhaferi, në një prononcim për televizionin 24 ka thënë se partitë duhet të mendojnë për mbajtjen e zgjedhjeve edhe në situata të këtilla të jashtëzakonshme. Ai thotë se për momentin nuk ka kushte, por nëse gjendja vazhdon të jetë e tillë atëherë duhet të mendohet edhe për zgjedhjet.

Marketing

“Ne duhet të mendojmë edhe për mundësinë e organizimit të zgjedhjeve në kushte të këtilla të jashtëzakonshme që të sigurojmë kontinuitet të gjërave. Kjo është temë për të cilën duhet të mendojnë edhe ekspertët, por ekspertiza të mos bëhet në facebook apo rrjete sociale, por të organizohet një forum edhe elektronik dhe të shqyrtohen mundësinë. Institucionet, në veçanti qeveria ka mundësinë si dhe mbështetjen e plotë që të bëjnë vlerësime adekuate të dinamikës së asaj që mund të ndodhë”, ka deklaruar Xhaferi.

Në rast të zgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme edhe për një muaj dhe mungesës së stabilitetit, atëherë nuk përjashtohet mundësia që zgjedhjet të mbahen në afatin e rregullt në vjeshtë.

Marketing