Rreth 600 persona në Maqedoni janë pa shtetësi, sipas të dhënave zyrtarë të ministrisë për punë dhe politikë Sociale. Por organizatat joqeveritare alarmojnë se kjo shifër është shumë më e lartë, respektivisht se bëhet fjalë për rreth 4000 persona apatrid. Një pjesë e tyre janë evidentuar në librat amë por nuk posedojnë certifikatë të lindjes, një pjesë tjetër kanë lindur në spitalet e vendit por nuk kanë emra, ndërkaq pjesa tjetër kanë lindur në shtëpi dhe asnjëherë nuk është paraqitur lindja e tyre.
Ministria e Punës Sociale dorëzoi propozim për fillimin e fushatës dhe hapjen e thirrjes publike me datë të caktuar nga ministria e Drejtësisë, Drejtoria për udhëheqjen e librave amë për të gjithë personat të cilët përballen me këtë problem, të munden që përmes dokumenteve që i kanë, të paraqesin kërkesë për regjistrim në librezat amë të lindjes. E nevojshme është ndryshim dhe plotësim i ligjit për evidencë amë që të vendoset regjistër i posaçëm të personave të cilët nuk kanë regjistrim të lindjes, dhe numër të posaçëm regjistrimi të karakterit kohor – tha Jovana Trençevska, Sekretar shtetëror në ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale.
Kjo çështje doemos të zgjidhet që ata persona të marrin statusin e qytetarëve në shtet, për ndryshe tani janë persona pa identitet. 3:49 Sipas meje tani do të ishte mirë që të ketë procedurë për verifikimin e identitetit përmes ministrisë së Drejtësisë së bashku me ministrinë e Brendshme sepse këta dy ministri janë kryesoret që vendosin për statusin e këtyre qytetarëve – deklaroi Borçe Davitkovski, Profesor Universitar.
Nga zyra e UNICEF-it dhe OSBE-së në Shkup thonë se pos ndryshimeve ligjore, Qeveria duhet të punojë në ngritjen e vetëdijes tek kjo kategori e qytetarëve që ata vetë të mund të paraqiten te institucionet kompetente.
Ne konsiderojmë se është shumë e rëndësishme që të shihet se çfarë amendamentesh janë të nevojshme për të bërë ndryshimet ligjore por gjithashtu mendojmë së është shumë e rëndësishme që Qeveria të ketë më shumë kontakt me sektorin civil nga bashkësitë ku ka shumë persona të paregjistruar, sepse nëse njerëzit nuk e dinë se si duhet të regjistrohen atëherë nuk mund ta zgjidhim problemin edhe nëse kemi super ligj – u shpreh Xhef Goldstain, Shef i Misionit të OSBE-së në Shkup.
Sipas ekspertëve çështja e personave apatrid mund të zgjidhjet përmes ndryshimeve në ligjin për paraqitjen e vendbanimit dhe nxjerrjes së letër njoftimit të të pastrehëve, si dhe përmes çlirimit nga pagesat për kryerjen e shërbimeve juridike gjatë nxjerrjes së dokumenteve. /Alsat-M/