Maqedoni, tregtia online rritet për 62 për qind

Anketa e realizuar në tre mujorin e parë të vitit 2018 në Maqedoni tregon se tregtia online ka shënuar rritje në vend.

Marketing

Në këtë periudhë online kanë blerë 31.6 për qind e të anketuarve, përkundër 19.5 për qind në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Kjo do të thotë se 406 mijë qytetarë të Maqedonisë kanë blerë online në 12 muajt e fundit,

Qytetarët e Maqedonisë sikur edhe vitin e kaluar më shumë kanë blerë veshje dhe pajisje sportive, por me sasi më të vogël.
Ajo që vërehet në këtë anketë është se blerësit online nga Maqedonia për dallim nga viti i kaluar (31.7%), këtë vit kanë blerë më shumë nga prodhuesit vendor (52.3%).

Nëse në të kaluarën më shumë blerje janë bërë nga shitësit botëror, të dhënat më të reja të Entit Shtetëror për Statistika tregojnë se qytetarët kanë rritur interesimin për e-tregtarët vendorë.

Marketing