Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 3108 teste të kryera janë regjistruar 198 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 76 vetëm në Shkup ndërsa 25 në Kumanovë.
Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 333 pacientë, transmeton Alsat.
Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 12 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 153.891 raste, prej të cilëve 137.664 janë shëruar, kurse 5.079 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 11.148 raste aktive me virusin korona.