Këta janë dy protestuesit e vetëm të cilët po qëndrojnë në tendat e vendosura para Kuvendit. Njëri prej tyre thotë se këtyre ditëve nuk janë duke i bllokuar rrugët, shkaku se nuk po arrijnë të mbledhin.
-Sot domethënë vetëm ju jeni këtu ? Pyeti gazetari.
-Po, unë dhe një rom, por do të vijnë rreth orës 17, duhet të vijë dikush nga kompetentët, tha protestuesi
-Tani për tani vetëm 2 persona keni mbetur këtu? Pyeti gazetari.
– Po, ne të dy, vijnë edhe shefat.. Tha protestuesi
– Përse u larguat prej atje? A nuk po u lejojnë më të protestoni në rrugë? Pyeti gazetari.
-Jo, nuk na kanë bërë asnjë problem, por nuk ka mjaftueshëm njerëz, nuk mund të mblidhen mjaftueshëm njerëz që të mund të protestojmë, tha protestuesi.
Ai thotë se gjatë vikendit nuk ia vlen të protestohet, sepse nuk ka shumë komunikacion dhe se nuk ka se çfarë të bllokohet.
Të shtunën dhe të dielën nuk na paguhet të protestojmë dhe të bllokojmë rrugët pasi që ka pak vetura, rrugët bllokohen gjatë ditëve të punës, kur kthehen qytetarët nga puna rreth orës 15, kur ka më së shumti komunikacion, tha protestuesi.
Edhe këta dy protestues që kishin mbetur të vetëm para Kuvendit thanë se pas disa orësh edhe ata do të largohen, dhe do t’i braktisin kasollet dhe tendat.
-Edhe unë tani edhe pak do të largohem, nëse nuk vjen edhe dikush tjetër të më ndihmojë dhe të më zëvendësojë, do të shkoj, tha protestuesi.
-Dhe do ta lini kasollen tuaj këtu të vetme? Pyeti gazetari.
-Po, do ta lejmë kështu , e dini si thonë vreshtën e ruan frika tha protestuesi.
Ai gjithashtu u shpreh se edhe krahas numrit të vogël të protestuesve, ata do të vazhdojnë të qëndrojnë para Kuvendit, deri në fund të betejës së tyre, kundër ndryshimeve kushtetuese. “Maqedonia bllokon” sot protestoi edhe në Kërçovë, ku u mblodhën rreth 20 persona për të shprehur revoltin e tyre.