‘Maqedonia bllokon’, nesër bllokon rrugën Kërçovë-Ohër

Koalicioni “Maqedonia Bllokon” ka paralajmëruar se nesër më 23 dhjetor do të bllokojë rrugën Kërçovë-Ohër tek Drugovo në periudhë nga ora 13:00 deri në orën 15:00. Ky bllokim vjen në kuadër të aktiviteteve për protesta dhe bllokada jashtë qytetit të Shkupit.

Marketing

Nga “Maqedoni-Bllokon” thonë se qëndrimin i tyre në këtë moment është që të gjithë forcat kombëtare dhe nacionale duhet të luftojnë kundër ndryshimeve kushtetuese me të cilat fshihet gjithçka që është maqedonase.

“I bëjmë thirrje Zoran Zaevit dhe ministrit të MPB-së, Oliver Spasovskit që të bëhen të kuptueshëm dhe të mos të provokojnë si në bllokadën e rrugës Ohër-Strugë, ku policia pengoi bllokimin sepse punët lehtë mund të dalin nga kontrolli”, thuhet në deklaratën e “Maqedonia Bllokon”.