“Maqedonia bllokon” sot padite përsëri do t’i bllokojë rrugët në qendrën e Shkupit.
Siç njoftuan, nga ora 16:00 deri në ora 18:00 do ta bllokojnë udhëkryqin te “Kryqi i kuq”, ku nga ora 18:00 do të fillojë marshi protestuesi deri te Qeveria dhe kthim prapa para Kuvendi të Maqedonisë ku do të ketë fjalime dhe bllokim të hapësirës para Kuvendit, njofton Telegrafi Maqedoni. “Maqedonia bllokon” janë organizata të bashkuara maqedonase që kundërshtojnë ndryshimet kushtetuese dhe ndryshimin e emrit. Partia pro-ruse, “Maqedonia e vetme” poasthu është pjesë e kësaj nisme.
Të premten, ata bllokuan udhëkryqin tek objekti “Tifani” në fund të bulevardit “Aradhet partizane”.