Maqedonia dhe Bullgaria bashkë kremtojnë veprën e iluministëve mbarëslloven

Delegacioni i Maqedonisë dhe Bullgarisë me aktivitete të përbashkëta në Romë do ta kremtojnë veprën e iluministëve mbarëslloven dhe do të bëjnë homazhe për vëllezërit Shën Cirili e Metodi.

Marketing

Me traditën e sapokrijuar dhe sipas programit të vërtetuar, nesër në Romë delegacionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të Republikës së Bullgarisë do të vendosin lule para pllakës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në nder të Shën Cirilit në Bazilikën Santa Maria Maxhore, ndërsa pastaj do të marrin pjesë në meshën në kishën “Shën Pali ala Regola”.

Delegacioni në orët e mbrëmjes do të marrë pjesë në pritjen në rezidencën bullgare në Romë, ndërsa pastaj të gjithë të ftuarit do të përcjellin program kulturor artistik, organizuar nga Ministria e Kulturës e vendit, në të cilën do të performojnë artistët e muzikës Vesna Ginovska Illkova dhe Dino Imeri.

Delegacionin shtetëror i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Romë do ta kryesojë kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

Marketing