Greqia dhe Maqedonia po punojnë për idenë e një gazsjellësi të ri mes Selanikut dhe Shkupit, deklaroi ministri grek i Mjedisit dhe Energjetikës, Jorgos Stathaqis, në Forumin për Energjinë i Europës Juglindore, i zhvilluar në Selanik.
”Gjithçka do të shkojë mbarë edhe për marrëveshjen e nënshkruar mes dy vendeve në qershor”, theksoi Stathaqis duke iu referuar referendumit të 30 shtatorit që do të zhvillohet në Maqedoni për këtë çështje.
“Shpresojmë që gjithçka të shkojë mirë me marrëveshjen Greqi-Maqedoni dhe që ne ta quajmë atë pas një viti Maqedonia e Veriut. Zgjidhja e këtij problemi të vjetër do të ndikojë edhe në ndërtimin e këtij gazsjellësi. Ne po punojmë për këtë ide që do të rritë nivelin e marrëdhënieve tona”, shtoi ai.