Maqedonia do të marrë datë të kushtëzuar për negociata në qershor 2019?

Është e mundur hapje e kushtëzuar e negociatave në qershor të vitit 2019, njoftoi raportuesi i MIA-s, duke iu referuar burimeve diplomatike.

Marketing

Këshilli i BE-së rekomandon hapjen e mundshme të negociatave për anëtarësim në qershor të vitit 2019 nën katër kushte: zbatimin e prioriteteve urgjente reformuese, zbatimin e marrëveshjes për emrin, raport pozitiv të Komisionit Evropian dhe vendim të Këshillit të BE-së.

Hapja e negociatave për Maqedoninë u kushtëzua me arritjen e përparimit në reformat.
Nëse plotësohen kushtet konferenca e parë ndërqeveritare do të fillojë para fundit të vitit 2019.