“Maqedonia e Bashkuar” kërkon ndërprerjen e ndryshimeve kushtetuese

Të ndërpritet procesi i ndryshimeve kushtetuese, të shpërndahet Kuvendi dhe të organizohen zgjedhjet të parakohshme parlamentare. Këto janë kërkesat që përmenden në Deklaratën që e firmosën 84 shoqata, parti politike dhe organizata të tjera nga Maqedonia dhe Diaspora.

Marketing

Kreu i partisë “Maqedonia e Bashkuar”, Janko Baçev thotë se po hyjnë në betejë finale me, siç e quan ai, pushtetin marionetë. Ai ka paralajmëruar dhe protesta deri në realizimin e kërkesave. Nga ana tjetër, Filip Petrovski paralajmëroi se do të shkojnë edhe para shtëpive të tetë deputetëve të VMRO DPMNE-së që votuan për hapjen e Kushtetutës, që t’i të ndërrojnë mendjen.

Pushteti puçist në Shkup injoron vullnetin e popullit të shprehur më 30 shtator dhe për këtë shkak, ne tani vazhdojmë këtë betejë dhe nuk është tepër nëse them se tani hyjmë në betejën finale, në ballafaqim me pushtetin marionetë, me qëllim që të parandalohet fshirja e çdo gjëje që është maqedonase- deklaroi Janko Baçev- “Maqedonia e Bashkuar”.

Ky numër i njerëzve dhe organizatave, maqedonas nga vendi dhe nga mbarë bota, do të prek në arsyen, mendjen dhe zemrën e deputetëve që çuditërisht ndërruan mendjen ditën e fundit dhe i votuan ndryshimet kushtetuese- tha Filip Petrovski.