Maqedonia e parafundit në Evropë për blerjet online

Maqedonia është në vendin e parafundit në Evropë me vetëm 20% blerje online nga popullsia e përgjithshme me qasje në internet. Pavarësisht faktit se 75% e qytetarëve kanë qasje në internet, kartela për pagesë janë lëshuar më shumë se sa ka banorë në vend, për ta ende opsioni i parë dhe më i shpeshtë është pagesa me para të gatshme dhe blerjet në supermarkete dhe qendra tregtare, e jo në internet. Cilat janë shkaqet? A nuk kemi oferta të mjaftueshme apo nuk kemi njohuri kompjuterike? Këto çështje u diskutuan në konferencën e parë në Shkup për e-tregti në Maqedoni, ku u konkludua se megjithatë ka rritje të këtij trendi.

Marketing

“Qytetarët e Maqedonisë kanë shpenzuan 63 milionë euro në gjysmën e parë të vitit në tregtinë online. Nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, është një rritje prej 20% dhe ajo që është pozitive dhe më gëzon është se rritja ndaj tregtarëve të brendshëm është më e madhe sesa për tregtarët e huaj”, tha Nina Angelovska, kryetare e asociacionit për e-tregti në Maqedoni./Alsat-M

Marketing