Ministria e Shëndetësisë është e përgatitur për tu përballur me koronavirusin.
Ministri Filipçe tha se dikasteri i tij në institucionet shëndetësore ka bërë analizat e duhura për të parë se a disponojnë me pajisje, materiale dhe barëra në sasi të duhura.
Ai tha se do të pajisen edhe me sasi tjera shtesë që eventualishtë të jemi të gatshëm nëse përballemi me virusin e rrezikshëm të ashtuquajtur koronavirus.
Ndërkaq ministri Venko Filipçe potencoi edhe atë se nuk ka vend për panikë te qytetraët për përhapjen e këtij virusi në vendin tonë, dhe se deri tani nuk ka asnjë rast të dyshimtë me koronavirus.
Numri i njerëzve të vdekur nga koronavirusi i ri ka arritur tashmë në 425, ndërsa mbi 20,000 raste të prekura nga ai janë konfirmuar në 26 vende të botës. Ndryshe dy djem ga Kroacia që janë kthyer në vend, dyshohet se kanë simptoma të virusin vdekjeprurës.
“Duhet të them se kemi sasi të mjaftueshme sa për fillim. Tani do të sigurojmë edhe sasi shtesë që të përgatitemi nëse kemi të sëmurë. Dje nuk ka pasur persona të ardhur nga Kina. Ata që kanë qenë në Kinë dhe janë kthyer në vend nuk kanë simptome të dyshimta të virusit. Kështu që situate është nën kontroll”, tha Filipçe.