Maqedonia e Veriut dërgon togë ushtarake në KFOR-in në Kosovë

Qeveria në mbledhjen e sotme të 78-të e miratoi Informatën për pjesëmarrje të Republikës së Maqedonisë së Veriut në misionin e NATO-s në Kosovë – KFOR.

Marketing

“Qeveria e angazhoi Ministrinë e Mbrojtjes të ndërmarrë masa të nevojshme dhe t’i rregullojë të gjitha çështjet me institucionet kompetente të NATO-s dhe KFOR-it, për sistemim të njësisë me fuqi të një toge dhe personel shtabi (gjithsej deri 45 persona) në operacionin e KFOR-it në Kosovë deri në fund të vitit 2020, dhe ta njoftojë Qeverinë për masat e ndërmarra lidhur me pjesëmarrjen e RMV-së në operacionin e NATO-s në Kosovë – KFOR më së voni deri më 15.12.2020”, ceket në kumtesën nga shërbimi qeveritar për shtyp.