Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria ndahen me barazim në Razgrad

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut ka barazuar 1:1 me Bullgarinë në ndeshjen e parë të edicionit të ri të Ligës së Kombeve të zhvilluar sot në Razgrad.

Marketing

Të parët ishin bullgarët që avansuan që në minutën e 13-të me anë të Despadovit, me të cilin avantazh Bullgaria e mbylli edhe pjesën e parë. Ndërkohë në pjesën e dytë, të përzgjedhurit e Bllagoja Milevskit gjetën rrjetën përmes Milan Ristovskit në minutën e 50-të, duke barazuar shifrat në 1:1. Ky mbeti edhe epilogu final i këtij takimi edhe përkrahë lojës së mirë dhe rasteve të shumta të Maqedonisë në portën bullgare, të cilat nuk arritën që të finalizohen për gol.

Kështu përfaqësuesja e vendit merr pikën e parë në këtë edicion të ri të Ligës së Kombeve, përderisa ndeshjen e dytë e luan pas tre ditëve sërish në transfertë ndaj Gjibraltarit.