Maqedonia e Veriut dhe Kosova do të nënshkruajnë marrëveshje për ndihmë juridike në çështjet civile

Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiqi sot do të qëndrojë për vizitë pune njëditore në Kosovë dhe në takimin me ministres e Drejtësisë së Kosovës Albulena Haxhiun do të nënshkruajë marrëveshje për ndihmë juridike reciproke në çështjet civile.

Marketing

Ministria e Drejtësisë bëri të ditur se midis të dyja shteteve ekzistojnë lidhje të ngushta ekonomike, politike, kulturore dhe të tjera, për shkak të së cilave nevojitet lehtësim të procedurave para institucioneve të të dyja shteteve.

“Me lidhjen e kësaj marrëveshje vendoset edhe rruga diplomatike e komunikimit, që do të mundësojë procedurë civile më të shpejtë dhe më efikase dhe do të mundësohet komunikim i drejtpërdrejtë midis organeve kompetente të të dyja shteteve për përgjigje më të shpejtë edhe nga të dyja palët, pa kaluar më parë procedurat përmes dy ministrive të drejtësisë”, njoftojnë nga ministria.