Maqedonia e Veriut dhe Kosova, thellojnë bashkëpunimin në sferën e arsimit

Ekipe nga Ministritë e Arsimit të RMV së dhe Kosovës do të punojnë intenzivisht për përgatitjen e dokumenteve për bashkëpunim të ndërsjellë dhe avancimin e sistemeve arsimore të të dyja vendeve. Carovska tha se me homologen e saj kanë diskutuar për konceptin e ri në arsim, digjitalizimin, sfidat dhe këmbimin e përvojave mes të dyja vendeve.

Marketing

“Konsideroj se vendet tona që kanë sfida të të ngjashme , duhet të bashkëpunojnë më intenzivisht. Është kënaqësi që me ekipin e Ministres së Arsimit të Kosovës biseduam për thellimin e bashkëpunimit dhe këmbimin e përvojave. Biseduam për nënshkrimin e një memorandumi për bashkëpunim në periudhën e ardhshme.”, tha Milla Carovska, ministre e Arsimit.

“Biseduam për proekte konkrete në të cilat duhet të punojmë në të ardhmen në shkolla dhe në kuadër të arsimit sipëror që tu japim më shumë mundësi të rinjve nga të dyja vendet dhe si vende fqinje do të punojmë në projekte për të mirën e të gjithë të rinjve.”, tha Arbërie Nagavci, ministre e arsimit në Kosovë.

Mes RMV së dhe Kosovës nuk ka çështje të hapura në arsim, ndërsa takimi I sotëm do të kontribuojë në kyçjen e dy vendeve në kuadër të BE së dhe hapësirës moderne arsimore u tha me këtë rast.

Marketing