Maqedonia e Veriut dhe Serbia do të nënshkruajnë Marrëveshje për V.K. Llojan-Miratoc

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot do të zhvillojnë takim me ministrin serb të Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviq.

Marketing

Në kuadër të kësaj vizitë është paraparë të nënshkruhen Marrëveshje mes dy qeverive për hapjen e vendkalimit të përbashkët kufitar Llojan-Miratoc, si dhe për bashkëpunimin në sferën e tregtisë me njerëz dhe për trafikimin e emigrantëve.