Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria krijojnë vendkalim të përbashkët kufitar

Që nga sot, Maqedonia dhe Shqipëria kanë krijuar një vendkalim të përbashkët kufitar dhe kontrolle të përbashkëta në vendkalimin më të madh midis dy vendeve, Qafëthanë. Qëllimi është të lehtësojë tregtinë dhe transportin, si dhe të përmirësojë bashkëpunimin ndërkufitar midis dy vendeve. Qeveria e SHBA-ve do të punojë me dy qeveritë për të forcuar kapacitetin e administratave të tyre doganore për të kryer kontrolle të përbashkëta në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Marketing

“Kjo marrëveshje do të ndihmojë në ndërtimin e ekonomive më të forta, më të qëndrueshme dhe të lidhura më mirë, të përmirësojë jetën e qytetarëve tuaj duke lidhur vendet tuaja më shpejt me tregjet e BE dhe të zvogëlojë pengesat fizike, duke hapur mundësi edhe më të mëdha ekonomike për të gjithë rajonin.”, tha Kejt Meri Bërn, ambasadore e SHBA në Maqedoninë e Veriut.

“Duke u përqëndruar në projekte të këtij lloji, ne, si udhëheqës doganor, jemi përqendruar vazhdimisht në zhvillimin e zgjidhjeve dhe shërbimeve që thjeshtojnë dhe lehtësojnë punën e pjesëmarrësve në procedurat doganore dhe të tregtisë së jashtme. Kushtet më të mira po krijohen për oficerët e doganave, si dhe për agjencitë e tjera kufitare që janë të pranishëm në pikat kufitare në baza ditore.”, tha Ilija Jovanovski, udhëheqës i bashkëpunimit ndërkombëtar.

USAID dhuroi 100,000 dollarë për pajisjet, përfshirë skanuesit mobil dhe kamerat që do të përdoren nga administratat doganore të dy vendeve.

“Mjetet dhe pajisjet e siguruara nga USAID, së bashku me punën në ekip dhe bashkëpunimin e ngushtë midis të dy palëve, do t’u mundësojnë autoriteteve doganore në Qafëthanë të arrijnë standardet më të larta të procedurave doganore, duke mundësuar kështu një mjedis të favorshëm biznesi dhe kontrolle sigurie.”, tha Juri Kim, ambasadore e SHBA në Shqipëri.

Nga industria e transportit thonë se janë të kënaqur për këtë marrëveshje sepse e bëjnë më të lehtë lidhjen e tregjeve.

“Për transportuesit, kjo nënkpton kalime më të shpejta kufitare, formalitete më të shkurtra kufitare dhe kontrolle të vetme në një vend me një ndalesë. Ekonomitë kombëtare varen nga tregtia ndërkombëtare, eksportet dhde importet.”, tha tha Olivera Miovaska nga industria e transportit

Projekti i USAID-it për Zhvillimin Ekonomik, Menaxhimin dhe Rritjen e Ndërmarrjeve është një iniciativë rajonale në 12 vende të Evropës dhe Euroazisë që synon të krijojë një rritje ekonomike gjithëpërfshirëse, të qëndrueshme dhe të mbështesë integrimin brenda rajonit, si dhe integrimin Euro-Atlantik.