Maqedonia e Veriut e gatshme ta ndihmojë Slloveninë me dërgim të ushtarëve

Sllovenia kërkoi ndihmë pas vërshimeve të mëdha që ndodhën ditëve të fundit nga ku humbën jetën 6 persona.

Marketing

Qendra për Menaxhime me Kriza njoftoi se sot pasdite është pranuar kërkesë për ta ndihmuar Slloveninë në kuadër të mekanzimeve të NATO-s për ndihma në fatkeqësi (Qendra Koordinuese Euro-atlanike për Reagim ndaj Fatkeqësive).
“Ministrja e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska, pas konsultimit me Shtabin e Përgjithshëm të Armatës, njoftoi se Ushtria e Republikës së Maqedonisë së Veriut është e gatshme të dërgojë 100 pjesëtarë të ushtrisë”, njoftojnë nga QMF.

Ata shtojnë pëlqimin për dërgimin e ushtarëve në Slloveni vjen nëse Sllovenia i pranon dhe nëse dërgimi i ushtarëve nënshkruhet nga Komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë dhe presidenti i vendit, Stevo Pendarovski.